Vihet nën kontroll zjarri në Laç

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e të mërkurës disa kodra me ullishte në fshatin Jarua në qytetin e Fierit.

Moti i nxehtë favorizon më shumë përhapjen e tyre, teksa pranë ndodhen edhe banesa, siç duket në pamje. 

Për shuarjen e flakëve në vendngjarje po punojnë 3 zjarrfikëse, të cilat po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Ndërkohë në Laç, autoritetet vunë në kontroll një vatër zjarri e cila ishte regjistruar që prej pasdites së të martës. Nga flakët u rrezikuan biznese dhe banesa.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan një helikopter dhe zjarrfikësit e të gjitha bashkive përreth Laçit. 

Pas disa orësh përpjekje vatra e zjarrit u vu nën kontroll. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht nga dy persona të cilët u identifikuan dhe u arrestuan nga policia.

Tv Klan