Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Torovicës në Lezhë. Flakët janë përhapur në afërsi të fshatit Kolajakaj. Deri me tani është djegur një sipërfaqe pyll dhe bimësi të ndryshme, rreth 15 hektarë.

Zjarri ka rënë rreth mesditës fillimisht në një sipërfaqe të vogël, por më pas është favorizuar nga era e fortë duke u përhapur në gjithë faqen e malit.

Zjarrfikësit e Lezhës me forca të shumta janë përpjekur për shuarjen e zjarrit duke neutralizuar rrezikun për banesat e që ndodheshin në zonë.

Gjatë orëve të para të mbrëmjes ka rënë fuqia e erës dhe për rrjedhoje ka rënë dhe intensiteti i flakëve, por sërish nuk është e mundur të vihet nën kontroll. Forcat zjarrfikëse janë të përqendruara në zonë, për të mos lejuar përparimin e flakëve drejt zonave të banuara.

Klan News