Afro 15 hektarë kullota dhe bimësi janë djegur në malin e Torovicës në Lezhë, për shkak të një vatre zjarri që u ndez prej orëve të para të së dielës.

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve në përmasa më të mëdha. Dy zjarrëfikëse kanë punuar gjatë ditës për shuarjen e zjarrit.Në terren kanë mbërritur dhe forcat e ushtrisë, punonjës të shërbimit pyjor dhe të emergjencave civile që po përpiqen të venë nën kontroll flakët.Fatmirësisht ështëshmangur rreziku për tre banesat në këtë zonë.

Një tjetër vatër zjarri është raportuarpo ashtu edhe në Malin e Krujës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave qarqet me rrezikun më të lartë për zjarre janë Tirana dhe Fieri, por nuk përjashtohen as lokalitete të caktuara nga qarqet e tjera të vendit.

Tv Klan