Flakët vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje në disa zona. Shërbimi i Emergjencave Civile raporton se janë 12 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë fshatin Patin të Klosit, ku u dogjën rreth 15 ha pishe e zezë.

Automjetet e patën të pamundur të futeshin në zonë, për shkak të terrenit të thyer. Për shuarjen e tij u angazhuan banorë të zonës dhe shërbimi pyjor dhe 40 efektivë të Ushtrisë. Vatra mbetet ende aktive, ndërsa shërbimi pyjor i bashkisë Klos kërkuan ndihmë nga ajri që u realizua gjatë ditës.

Zjarri në kurorën e Tepelenës, është shuar tërësisht. Zjarre ka pasur edhe në Vau-Dejës, në ku janë djegur rreth 10 ha shkurre e pyll si dhe në Qafë Thanë, Vlorë, në Fier. Po ashtu zjarre janë shënuar në fshatrat Tracin- Tepe të Shkodrës dhe Bardhas.

Të paktën 300 hektarë pyje janë shkrumbuar nga zjarret e rëna këto ditë në mbarë vendin.

Tv Klan