Ekspertët: Moratoriumi i shpendëve ka ndikuar pozitivisht në shtimin e popullatës

Kjo ishte pamja që ofronte këtë fundjavë laguna e Vainit në Lezhë. Zona është pushtuar nga flamingot.

“Shumëllojshmëria e habitateve në këtë zonë dhe karakterisitkat e saj natyrore kanë krijuar kushtet e duhura për shumë lloj speciesh.”

Flamingot e kanë zbukuruar edhe më shumë lagunën ndërsa sipas ekspertëve të mjedisit speciet janë rikthyer në zonë. Ndikim pozitiv në këtë aspekt ka dhënë moratoriumi i shpendëve.

“Rikthimi i tyre është një tregues mjaft i mirë i ripërtëritjes, i ringritjes së zonës së Kunë Vainit. Në këtë drejtim, ka bërë punë mjaft të mirë edhe moratuoriumi për shpendët i cili ka dhënë efekt dhe po jep efekt në vijimësi.”

Por kjo zonë nuk është e njohur vetëm për flamingot.

“Është njnë zonë mjaft e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, më të veçantë për shpendët. Këtu ekspertët kanë njohur ndër vite 203 lloj shpendësh. Shpendët ujorë janë karakteristikë e këtyre zonave.”  

Laguna e Vainit është një nga atraksionet më të veçanta në Lezhë që zgjidhet nga mijëra turistë çdo vit dhe preferohet veçanërisht për kushtet dhe bukurinë e natyrës.

Klan News