Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë nga parlamenti.

Ky është vendimi i Byrosë së Kuvendit, që u mblodh pasditen e sotme pas kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Noka u përjashtua nga seanca e sotme për pushtim të foltores së Kuvendit, pasi kërkonte të merrte fjalën për procedurë, ndërkohë që sipas Ruçit ishte në shkelje të rregullores.

/tvklan.al