Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka bërë thirrje Kryeministri Edi Rama që të largohet nga pushteti dhe t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira.

Këtë deklaratë, Noka e bëri për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku siç tha ai, u deshifrua mesazhi i protestës së qytetarëve më 20 Shkurt.

E sipas Nokës, ky mesazh është zbritja në bazë dhe takimi me qytetarët.

“Ne do zbresim në bazë të gjithë, do zbresim të takojmë të gjithë qytetarët do takojmë pensionistë, fermerët, arsimtarët, mjekët, nëpunësit, të papunët, rininë, do jemi çdo ditë në kontakt me ta për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzish dhe për t’i dhënë mundësi çlirimi kësaj energjie që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike me një qeveri teknike. U analizua edhe një pikë tjetër, pas datës 16 Shkurt shqiptarët nuk mund të pranojnë kryeministër McGonigal. Mcgonigal në SHBA u dënua, por çështjen shqiptare në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë është që McGonigal shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike dhe një qeverie që të ketë një synim, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Flamur Noka.

/tvklan.al