Flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë mëngjesin e kësaj të premteje në selinë e NATO-s, në nder të Nëntetares Zarife Hasanaj.

Në vendin tonë, dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare, ndaj në të gjitha institucionet shtetërore flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë.

Homazhet për dëshmoren e atdheut po mbahen në Pallatin e Kongreseve, ku familjarë, miq dhe personalitete të larta shtetërore nderojnë sot për herë të fundit Nëntetaren 32-vjeçare.

Zarife Hasanaj humbi jetën më 6 Maj, pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku u dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë. Ajo do të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve.

/tvklan.al