Me mungesa, por me synimin për të fituar ndeshjen, Flamurtari do të presë Partizanin në shtëpi.

Ilir Daja nuk do të ketë të paktën dy lojtarë të rëndësishëm. Danilo Alves është i dëmtuar, ndërsa Siljanovski është i ndëshkuar me karton. Në vend të brazilianit do ta nisë nga minuta e parë Kale, ndërsa Siljanovski do të zëvendësohet nga Deliaj ose Beqaj.

Franc Veliu po kalon një gjendje gripale, por futbollisti me shumë mundësi nuk do të mungojë në këtë sfidë të rëndësishme për skuadrën.

Nga ana tjetër të kuqtë kanë udhëtuar pa kapitenin Alban Hoxha, i cili është i dëmtuar. Për këtë arsye la edhe grumbullimin me kombëtaren disa ditë më parë. Në vend të tij do të jetë Xhika.

Pjesa tjetër e lojtarëve është në formë të mirë. Vendimtare në këtë sfidë do të jetë strategjia që do të zgjedhin trajnerët për të shkuar tek suksesi.

Humbja nuk pranohet, fitorja do të jetë e vështirë dhe skuadrat do të tregohen cinike, ndërsa barazimi në fund edhe pse pa shumë dëshirë, do të ishte i pranueshëm për të dyja.

Tv Klan