Flamurtari dhe Teuta nuk mundën të shkëputeshin nga njëra-tjetra në renditje. Ndeshja mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht realizoi për Flamurtarin Danilo Alves. Ishte minuta e 25. Avantazhi zgjati shumë pak pasi Progni mundi të gjejë barazimin 8 minuta më pas.

Për shkak të dëshirës për të gjetur golin e avantazhit, pjesa e dytë solli më shumë agresivitet në fushë me lojtarët e Flamurtarit që shkaktuan shumë faula dhe për këtë u ndëshkuan me 6 kartonë të verdhë.

Edhe pse ritmi ishte i lartë në këtë 45-minutësh, skuadrat nuk mundën të gjejnë fitoren. Në fakt flamurtari shënoi në minutën e 94 me Torassa, por goli u anulua pasi gjyqtarin pretendoi për një prekje me dorë nga ana e argjentinasit. Më herët u luajt edhe Kamza – Tirana. Edhe kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1.

Tv Klan