Kategoria e Parë, mbylli të dielën javën e pestë, ku nuk kishte surpriza, sa i përket rezultateve.

Flamurtari mposhti pastër Apoloninë me rezultatin 3-0 dhe ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë. Vlonjatët i afrohen Besës së vendit të parë, me 1 pikë diferencë, pas barazimit të kavajasve ndaj Lushnjës.

Po me 12 pikë është edhe Vora e vendit të tretë, ndërsa renditja vijon me Burrelin e Lushnjën nga 8 pikë dhe Kastrioti me 7 pikë.

Pogradeci mban vendin e shtatë me 6 pikë, po aq sa Kukësi i vendit të tetë. Korabi renditet i nënti me 5 pikë, ndërsa ndjekin Apolonia dhe Valbona me nga 4 pikë.

Vendi i fundit mbahet nga Erzeni, që ende nuk ka marrë asnjë pikë në pesë javët e para.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al