Flamurtari fitoi 2 – 1 takimin me Kukësin, luajtur të premten në Kamzë, i vlefshëm për javën e 11 të Superligës. Një sukses që i ngjit vlonjatët në vendin e katërt, me vetëm 1 pikë më pak se kuksianët. Flamurtari realizoi golat në fundin e pjesës së parë me Veliun dhe Alvesh. Kukësi nuk arriti në të dytën të përmbyste rezultatin, pasi goli Shpehar nuk mjaftoi.

Në sfidën tjetër Teuta fitoi 2 – 1 sfidën me Tiranën e luajtur në Shijak falë një super Ditmar Bicaj autor i dy golave. Bardheblutë edhe pse e mbyllën në avantazh pjesën e parë nuk e ruajtën dot në të dytën. Mbrojtësi Ditmar Bicaj ishte shpëtimtari i Teutës duke shmangur humbjen dhe duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme durrsakëve.

Tirana mbetet ende në krizë edhe pas ndryshimit të trajnerit, pasi ka marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshje që pas marrjes së detyrës së trajnerit nga Ardian Mema. Bardheblutë duket se kanë kundër edhe një pjesë të tifozëve që kundërshtojnë presidentin Refik Halili. Takimi nisi me vonesë pasi ata kishin shpalosur një parullë kundër kreut të klubit. Ndeshjet e tjera të javës së 11 do të luhen të shtunën.

Tv Klan