Projekt dinjitoz për të mbijetuar në Superligën shqiptare. Këtë ka premtuar presidenti Sinan Idrizi për Flamurtarin e ri, me vlonjatët që pritet të bëjën investime të rëndësishme, që përfshijnë jo vetëm ato të futbollistëve, por edhe stadiumin e ambientet përrreth tij.
Ndërhyrja do të prekë tribunën qëndrore, ambientet ndihmëse, si edhe vendosjen e një ore elektronike moderne.
Sipas Idrizit, qëllimi është që çdo gjë të jetë gati brenda muajit Gusht, kur nis edhe sezoni i ri futbollistik.
Paralelisht me ndërhyrjet në stadium, pritet të nisë edhe një tjetër investim në zonën e Pyllit të Sodës, ku do të ndërtohet një stadium ndihmës për Flamurtarin, si dhe fusha të tjera sportive.
Kjo bëhet edhe në funksion të faktit se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e stadiumit të ri, në vendin ku ndodhet aktualisht impianti ekzistues.
Rikthimi në Superligë do të sjellë një Flamurtar më cilësor, që synon të jetë konkurrues në të dy frontet. Presidenti Idrizi ka theksuar se nuk do të kursehet financiarisht për ndërtimin e një skuadre dinjitoze.
Sezoni i ri i Superligës shqiptare starton më 23 Gusht.
Klan News