Trajneri Birçe: Do të luajmë për fitore

Në dy ndeshjet e fundit ka bërë paraqitjet më të mira të të gjithë sezonit deri tani. Për Flamurtarin e vendit të fundit duket se po lind shpresa e qëndrimit në Superligë.

Kjo duket se ka qetësuar edhe administratorin Idrizi. Birime pranë klubit thonë se trajneri Luan Birçe do të marrë besimin e tij.

Luan Birçe po përgatit skuadrën për një tjetër ndeshje të vështirë. Vlonjatët do të presin Partizanin në fundjavë.

“Ne ndeshjet i konsiderojmë njësoj. E vështirë se është ekipi kampion”.

Edhe në këtë takim Flamurtari do të ketë mungesa, por kjo nuk e kushtëzon trajnerin Birçe të kërkojë nga lojtarët të luajnë për të fituar.

“Janë akoma 3-4 ditë deri ditën e ndeshjes, shpresoj të rikuperojmë, do luajmë për fitore”.

Flamurtari gjendet i fundit në renditje me 3 pikë.

Tv Klan