Një gol i Danilo Alves në fundin e pjesës së parë vendosi fitoren 1 – 0 të Flamurtarit ndaj Laçit të dielën në Vlorë. Vlonjatët u kthyen te rezultatet pozitive, duke lënë pas humbjen me Kastriotin javën e kaluar.

Rastet nuk munguan edhe gjatë pjesës së dytë, por asnjëri nga ekipet nuk arriti t’i konkretizonte. Kamza arriti fitoren e parë pas 3 muajsh në kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi me rezultatin 1 – 0 Luftëtarin, duke e bërë më interesante garën për mbijetesë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi japonezi Fukui. Renditja kryesohet nga Partizani 5 pikë i shkëputur nga ndjekësit. Të kuqtë barazuan 1 – 1 me Teutën në Durrës, ndërsa në javën e 17 i pret një ndeshje e vështirë pikërisht më Kukësin.

Tv Klan