Flamurtari ndal Kukësin, Partizani shkëputet 12 pikë – TV KLAN

Flamurtari ndal Kukësin, Partizani shkëputet 12 pikë

Luftëtari fiton ndaj Laçit

Flamurtari ndali Kukësin duke i shuar shpresat për titullin kampion. Vlonjatët në superformë fituan në Elbasan Arena 2-1 me skuadrën verilindore. Xhevahir Sukaj dhe Emiliano Musta janë autorët e golave për ekipin e Ilir Dajës. Të motivuar ishin edhe kuksianët që mundën të shënonin vetëm një gol me Reginaldo në minutën e 70.

Kjo fitore ishte më shumë për veten, pasi tashmë Flamurtari gjendet vetëm një pikë larg vendit të dytë të renditjes që e mban ende Kukësi. Tashmë Partizani është 12 pikë i shkëputur pasi këtë javë duhet të luante kundër Kamzës, ndeshje të cilën e ka siguruar në tavolinë 3-0. Një fitore të rëndësishme mori edhe Luftëtari në Gjirokastër. Kundër Laçit shënoi sërish Dunga. Vendasit shkojnë në kuotën e 37 pikëve.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

 

Emisione