I qetë dhe aspak me emocionet e një tifozi, administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, e konsideron përballjen e parë për këtë vit, atë me Partizanin në kampionat si një ndeshje normale. Për të, më shumë interes përbën sfida në kupë mes këtyre dy skuadrave.

“Është thjeshtë ndeshja e radhës, unë pres më tepër ndeshjen e Kupës. Ndeshja e Kupës do të jetë më me interes besoj.”

Vendi i dytë në renditje, për Idrizin nuk përbën motiv për t’i vënë skuadrës objektiva madhorë.

Në Vlorë po nisin procedurat e privatizimit. Idrizi ka patur një takim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli.

Sinan Idrizi drejton klubin Flamurtarit prej 4 vitesh.

Tv Klan