Javës e 32-të e Superligës do të luhet e gjitha të shtunën në orën 15:00. Në kryeqytet do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht një fitore në shtëpi, si për garën për mbijetesë, ashtu dhe për moralin para derbit.

Partizani është ngujuar në heshtje për shtyp në përgatije të ndeshjes që do të luajë në Vlorë. Flamurtari nuk do të tolerojë përballë te kuqve vetëm për çështje krenarie

Kastrioti do të shkojë në Laçc, në një sfidë shumë delikate. Skuadra e Devollit duhet të fitojë jashtë fushe nëse do të afrohet me Tiranën dhe Luftëtarin, por ndaj kurbinasve është një mision i vështirë.

Pritshmëri maksimale ka dhe për ndeshjen mes Teutës dhe Luftëtarit. Durrsakët luftojnë për një vend në Kupat e Europës, ndërsa Lufëtari synon që të largojë rrezikun e rënies nga Superliga.

Kukësi do të pushojë këtë javë pasi duhet të luante kundër Kamzës.

Tv Klan