Janë shumë pikë larg me njëra-tjetrën në renditje, por Partizani dhe Flamurtari gjithnjë janë skuadra rivale. Këtë e ndjen më shumë trajneri i të kuqve, Skënder Gega, që këtë të premte do të udhëtojë drejt Vlorës me qëllimin për të ruajtur vendin e parë të klasifikimit të Superligës.

 “Luaj me Flamurtarin dhe është rival direkt për nivelin he historinë, pavarësisht pikëve. Besoj se barometër është për mua çdo ndeshje, pasi nuk duhet të shkëputemi nga vendi i parë. Jemi aktualisht kryesues, por gjithmonë synojmë mos ta humbin këtë vend. Është edhe 30% e kampionatit dhe duhet të jemi të përqendruar”,

u shpreh trajneri i Partizanit.

Synime madhore ka edhe Flamurtari, madje në fushën e tyre janë një skuadër tejet e vështirë. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja tha: “Ashtu siç ka synime Partizani, edhe ne kemi ata për vendin e parë për rikuperimin e pozicioneve”.

Në ndeshjet e tjera të Superligës një sfidë e veçantë do të jetë ajo mes Kamzës dhe Kukësit. Ernest Gjoka rikthehet përballë skuadrës me të cilën fitoi titullin 2 vite më parë.

Tv Klan