te_pushuarShpresa Bathorja prej 27 vitesh ka ushtruar detyrën e sanitares në një prej godinave të qytetit Studenti. Thotë se ka ndërrruar shumë qeveri, por asnjëherë nuk është lëvizur nga detyra që ushtronte. I duheshin dhe pesë vjet për të dalë në pension, por sqaron se kurrrë nuk e kishte imagjinuar se mund të shkarkohej  me një telefonatë.

Edhe Katerina Delhysa e cila prej 41 vitesh ushtronte detyrën e infermieres elektrokardiogramë në poliklinikën e qytetit të Kavajës thotë se u shkarkua me një urdhër politik të drejtorit të spitalit, ndaj të cilit nuk kursen as akuzat e rënda.

Filip Zadrima është nga ato raste të cilët me eksperiencën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e standarteve në ministrinë e mjedisit. Karriera si specialist mjedisi, por dhe përvoja me projekte prestigjoze thotë se duhet të mjaftonin për të mos e kaluar në listë pritje.

Njëzëri pranojnë se çështjet e tyre tashmë do t’i kalojnë drejtësisë, ndonëse shprehen skeptike se do të mund të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Deri më tani në dyert e Gjykatës Admisnitarive i janë drejtuar mbi 700 punonjës të administratës publike, të larguar nga detyra.