Flavia dhe Redona tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë



Flavia dhe Redona tregojnë mesazhet më të çuditshme që kanë marrë

19:33 22/01/2021

Flavia dhe Redona, dy konkurrentet e spektklit Love Story në TV Klan, kanë qenë bashkë në një qendër estetike, ku nuk kanë munguar bisedat rreth emisionit dhe Saimirit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, vajzat gjithashtu kanë lexuar mesazhet më të çuditshme që kanë marrë pas nisjes së kësaj romance live.

Redona: Unë jam akrep, jam e sinqertë, por mos ma merrni si dobësi këtë gjë.

Flavia: Unë jam virgjëresha.

Ke ndryshuar ti Redona nga fillimi i emisionit deri tani?

Redona: Aspak jo! Jam e njëjta dhe s’kam pse të ndryshoj. Unë s’kam ardhur këtu për të ndryshuar karakterin tim.

Flavia: Unë kam ndryshuar të them të vërtetën, kam ndryshur karakterin tim, jam bërë më e fortë, kam krijuar shumë vetëbesim dhe nuk më interesojnë komentet negative.

I lexoni komentet në rrjete sociale?

Redona: Unë i lexoj komentet por nuk fiksohem. Nuk rri në telefon gjithë ditën se kam punë të tjera, nuk merrem me këto. Edhe po të lexoj një koment negativ ndaj meje unë filloj qesh. Pak më përpara kishin shkruar “u bë për Saimirin kjo”!

Flvia: Nëpër intervista unë qeshja shumë, ose nuk bëja sikur nuk kuptoja…Unë në fakt i kuptoj të gjitha por thjesht ashtu doja të mendonin njerëzit. Më pëlqen që njerëzit kanë një mendim që unë jua kam dhënë me duart e mia.

Mesazhi më i çuditshëm që ju ka ardhur në Instagram që kur keni nisur Love Story-n?

Redona: Njëri më kishte shkruajtur “do bëjmë një fëmijë bashkë dhe do e quajmë redona09”, sepse unë tek instagrami e kam Redona08.

Flavia: Fansat e mi ‘Team Flavia”! Një mesazh thotë “Po nuk të zgjodhi Saimiri do të të zgjedh unë ty”.

Je penduar ndonjëherë për këtë eksperiencë?

Flavia: Ndonjëherë në fillim pendohesha, mërzitesha nga njerëzit dhe nga Saimiri.

Redona: E kam zgjedhur vetë, nuk jam penduar./tvklan.al






Të ngjashme