Dy vajzat e spektaklit Love Story në TV Klan, Suela dhe Flavia, së fundmi janë afruar shumë me njëra-tjetrën, edhe pse javë më parë patën një debat.

Në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, konkurrentet kanë bërë pyetje, të cilave u janë përgjigjur me nota humori.

Madje një moment Flavia është shprehur se Saimiri do të jetë arsyeja që ajo do të zihet me Suelën.

Suela: Është më e lehtë të falësh apo të harrosh?

Flavia: Kur jam ndodhur në situata që më duhet të fal ose të harroj, mua më pëlqen kur tjetri kërkon falje dhe e ka kuptuar gabimin, po nuk mendoj se është njësoj për mua siç ka qenë më parë.

Cili është qëllimi primar për ty në jetë?

Suela: Qëllimi im është që të mbaroj shkollën, të kem një punë dhe të vazhdoj dhe modelingun. Dhe burrin tim të ardhshëm që e dinë të gjithë se kush është, Saimiri.

Flavia: Unë mendoj se kjo është arsyeja që unë do zihem me Suelën. Ky është shkaku i sherrit.

Suela: Çfarë mendon ti që ke të përbashkët me Saimirin?

Flavia: Më kape ngusht këtu sepse s’mund të them shumë sepse nuk kemi një takim, se jam bërë legjendë me takimin. Kur të shohë Saimiri intervistën do thotë prapë kjo. Kam përshtypjen se Saimiri më ka qejf sepse më ka mbajtur deri në këtë javë. Por mendoj që unë dhe Saimiri jemi bërë për njëri-tjetrin, lërë çfarë thotë Suela.

Sa e sigurt je nëse Saimiri është zgjedhja e duhur për ty dhe a mendon se ke fituar diçka deri tani?

Suela: Flavia, përderisa jam këtu mendoj që ka një pëlqim për mua. Një takim tjetër e dua. Zgjedhja e duhur është sepse kam ardhur në këtë emision dhe më ka pëlqyer. Nis ajo ndjenja që zmadhohet, bëhet më e madhe. Mendoj që do zgjerohet akoma./tvklan.al