Ka nisur mes emocionesh e surprizash java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën dhe Enxhëllin.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Flavia ka komentuar dy takimet e javës, teksa për Enxhëllin ka thënë se ishte një takim i manipuluar nga ana e saj.

“I manipuluar nga ana e saj. Gjithë ai takim për diçka që ajo e kishte mirëmenduar . Takimi i Silvanës ishte shumë i bukur dhe jam kënaqur shumë duke e parë faktikisht.

Dukej qartë që aty kishte tërheqje si fizike dhe emocionale. Fundja puthja nuk ndalohet, është diçka që të vjen natyrshëm”, është shprehur Flavia.

E pyetur se nëse ndihet xheloze për puthjen e Silvanës, ajo ka thënë se nuk e ka të qartë sepse edhe vetë Saimiri nuk është i qartë me ndjesitë e tij për vajzat.

“Nuk e di. Ai duhet të jetë edhe pak më i qartë vetë sepse akoma nuk e ka krijuar atë idenë se kë pëlqen më shumë, sepse puthjen i’a dha Silvanës, për takimin më të bukur thotë që e ka pasur me Suelën…kështu që nuk po e kuptojmë tani”, theksoi Flavia.

Bukuroshja nga Fieri ka komentuar edhe vajzat e eliminuara për këtë javë, teksa ka thënë se nuk ishin zgjedhjet e duhura.

“Nuk mendoj se ishin zgjedhjet e duhura, pavarësisht se Kejda e priste. Kejda është një vajzë me karakter vërtetë të fortë.

Drita krijoi më shumë atë raportin e respektit me Saimirin se sa tërheqje fizike. I qëndroj shumë asaj fjalës që tha Drita, që të paktën t’i jepte një takim sepse kemi kaluar shumë kohë aty, jemi përkushtuar shumë dhe fundja ne aty për atë kemi vajtur.

Kështu që një takim besoj e ka për detyrë që të na e japi”, është shprehur Flavia./tvklan.al