“Fle përjashta, jam e sëmurë…”, shtëpinë ia ndërtoi burri i ndjerë, tërmeti ia shkatërroi

“Fle përjashta, jam e sëmurë…”, shtëpinë ia ndërtoi burri i ndjerë, tërmeti ia shkatërroi

14:47 01/12/2019

Brenda një viti, “Telebingo shqiptare” do t’i ndërtojë shtëpinë

Dhimbja është e madhe për gjithë personat e prekur nga tërmeti. Ardit Gjebrea ka vizituar në Thumanë një tjetër familje. Kryefamiljarja Sabrie Xhixha mes lotëve tregon situatën e vështirë ku ndodhet pas tërmetit.

Sabrie Xhixha: Këtu jetoj prej 30 vitesh në këtë shtëpi, s’kam pasur mundësi ta bëj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke punuar gjatë gjithë kësaj kohe?

Sabrie Xhixha: Unë në shtëpi, jam e sëmurë, kështu në fshat.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti?

Sabrie Xhixha: Bashkëshorti më ka vdekur, ka 5 vjet.

Ardit Gjebrea: Ke fëmijë?

Sabrie Xhixha: Kam 3 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Ku janë?

Sabrie Xhixha: Dy gocat i kam të martuara, djalin e kam pa martuar, ka dalë të punojë në Greqi, ka lënë shkollën… Pastaj komuna më ka dhënë 30 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Me ato 30 mijë lekës s’jam e zonja për asgjë, as për bukë, as për ilaçe.

Ardit Gjebrea: Fëmijët nuk të kanë ndihmuar?

Sabrie Xhixha: Më kanë ndihmuar për të ngrënë, por nuk kanë… Jetesa e shtëpisë, kam lagështirë, më rrjedh tarraca, tërmeti bëri punën e vet. Tani jam katastrofë.

Ardit Gjebrea: Çfarë të dëmtoi tërmeti?

Sabrie Xhixha: Ja ma ka dëmtuar dhomën komplet, është e pabanueshme, nuk jetohet brenda. Rri përjashta, fle përjashta, jam e sëmurë. Unë i kërkoj shtetit të më ndihmojë, të bëhem edhe unë pjestare si gjithë të tjerët, t’i kaloj ditët e pleqërisë edhe unë të mira. Kam vuajtur bukë e pa bukë.

Ardit Gjebrea: Pse nuk shkon tek çadra?

Sabrie Xhixha: Nuk mundem të shkoj tek çadra.

Ardit Gjebrea: Pse?

Sabrie Xhixha: Unë do rri këtu se kam arsye, përdor pompë.

Ardit Gjebrea: Po aty kanë ardhur edhe italianët me autoambulancën.

Sabrie Xhixha: E di, por e kam të pamundur, kemi ç’ështje familjare, nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Do shikojmë Sabrie, shpresojmë shumë të bëjmë ndonjë gjë për ty.

Sabrie Xhixha: Shumë faleminderit!

Në studio, Ardit Gjebrea tregon se rasti i zonjës Sabrie u zgjidh sepse Albrimi nga Zvicra jep një shtëpi për një vit për nënën në Thumanë dhe 100 euro në muaj. Por gjithashtu gjatë këtij viti, “Telebingo Shqiptare” merr përsipër që t’i ndërtojë shtëpinë zonjës Sabrie. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi