Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

13:24 22/05/2020

Ish-raportuesi: Faleminderit për besimin

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekcenstein do të jetë këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas vendimit që mban firmën e këtij të fundit, Fleckenstein do të jetë këshilltar për integrimin në kabinetin e Ruçit.

Për pozicionin e ri reagoi vetë Fleckenstein, i cili në një postim në Twitter shkruan: “I lumtur që do të nis punën për anëtarësimin e plotë drejt Bashkimit Europian të Shqipërisë. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Falenderoj kryetarin e parlamentit për besimin e dhënë”./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo