Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca vlerësuan figurën e Sandër Lleshajt të përzgjedhur nga kryeministri Rama si Ministër i Brendshëm, por thanë se nuk kuptojnë arsyen e mosdekretimit nga Presidenti Meta.

Ne të gjithë duam një ministri funksionale dhe kur them funksionale do të duhet të jetë edhe ministri. Presidenti me çfarë kam lexuar nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot për këtë gjë dëgjova që qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish Presidentit dhe nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Informacionet qe kam unë sa i takon Z. Lleshaj janë të gjitha pozitive, ai ka qenë në Gjermani dhe ka disa lidhje aty për të

”, tha Fleckenstein.

Ndërsa Soreca tha se “

komuniteti ndërkombëtar e vlerëson punën dhe reputacionin e z. Lleshaj, është një zyrtar i lartë mjaft i njohur, i trajnuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe për këtë arsye gëzon një reputacion shumë të mirë

.”

Të pyetur për çështjen “Dako” të dy zyrtarët e lartë të BE-së shmangën çdo koment dhe kërkuan që përtej retorikës e komenteve kjo çështje duhet t’ i ngelet prokurorisë.

Kam dëgjuar për këto akuza për kryebashkiakun e Durrësit, disa besojnë se ai është shumë i mirë apo i keq sa i përket lidhjeve të veta, unë nesër do shkoj në Gjermani, por do të duhet të lejohet prokuroria të bëjë punën e vet dhe pastaj do t’i marrim vesh

”, tha Fleckenstein.

Soreca nënvizoi se “ne nuk jemi Prokurorë, kemi fatin që mos jemi, kemi përgjegjësi të tjera dhe për këtë arsye do ju kursej kohë, por natyrisht ne kemi besim tek zyra e Prokurorisë, nëse kjo çështje do i kalojë këtij institucioni do bëjë punën që duhet bërë.”

Në 30 Qershor në Shqipëri pritet të mbahen zgjedhjet lokale. Palët tashmë kanë marrë pozicione të kundërta sa i përket reformës zgjedhore dhe për këtë arsye mos finalizimi i saj mund të ketë impakt negativ në vendimin e këshillit për Shqipërinë.

Gjatë konferencës në krah të Ambasadorit Soreca, raportuesi për Shqipërinë u shpreh kundër bojkotit të opozitës, duke e ftuar këtë të fundit që betejën ta bëjë në parlament.

Tv Klan