Raportuesi i Komisionit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein e shikon si shqetësues kthimin e Deputetit Armand Prenga në parlament, megjithatë ai nuk e vlerëson këtë si një arsye që opozita të bojkotojë Kuvendin.

Pas takimit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Bruksel, Fleckenstein thotë se shpreson në miratimin e shpejtë të akteve nënligjore për Dekriminalizimin, që do të evitonte situata të papëlqyera në parlamentin shqiptar.

Për Ministrin Tahiri, Dekriminalizimi nuk është çështje e emrave të përveçëm, por tek emërimi i akteve nënligjore për Dekriminalizimin.

Për Ministrin, kërcënimi i opozitës për bojkot është absurd, në këtë rast.

Tv Klan