Fleckenstein mbetet jashtë Parlamentit Europian? – TV KLAN

Fleckenstein mbetet jashtë Parlamentit Europian?

Rezultatet e dobëta të partisë socialdemokrate në Gjermani duket se kanë nxjerrë jashtë Parlamentit të ri Europian edhe raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Vetë eurodeputeti në një reagim në Twitter shkruan se sipas rezultateve paraprake, nuk pritet të jetë më në Parlamentin Europian.

Megjithatë, unë do të vazhdoj të jem i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor”, thekson Fleckenstein, duke shtuar se më shumë informacione do të ketë javën e ardhshme.

Fleckenstein në pese vitet e fundit, si raporter për Shqipërinë, ka luajtur një rol shumë aktiv në ndihmë të vendit tonë, duke shërbyer në disa raste edhe si ndërmjetës i krizave të herëpashershme politike.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione