“Të gjithë meritojnë përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë në Bashkimi Europian”.

Kështu është shprehur raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein në një postim në rrjetin social Facebook. Pas vizitës që pati në Tiranë, Knut Fleckenstein shkruan se është bërë përparim dhe duhet të nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Positimi i plotë:

“Javën e kaluar kam vizituar përsëri Shqipërinë. Përfundimi im është i qartë: Ne duhet të fillojmë tani negociatat me këtë vend. Është bërë përparim, megjithëse shumë punë ka mbetur. S’ka dyshim!

U inkurajuar me të vërtetë nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollën në Bregun Lumit, apo në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për tA sjellë Shqipërisë më pranë BE-së. Ne mund të kemi opinione të ndryshme rreth shumë vendimeve politike, por për këta të rinj në tiranë është e vlefshme për të punuar. Dhe jam i sigurt se studentët e Durrësit do të na ndihmojnë’.

/tvklan.al