Reporteri për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein edhe gjatë një takimi të zhvilluar në Bruksel me ministrin e Jashtëm në detyrë, Genti Cakaj ka ripërsëritur thirrjen për maturi politike.

Në takim siç njofton ministria e Jashtme u nënvizua rëndësia e sjelljes paqësore dhe demokratike si parakusht për arritjen e objektivit kombëtar të hapjes së negociatave për anëtarësim gjatë këtij viti.

Cakaj dhe Fleckenstein ranë dakord për rëndësinë e vijimit të reformave dhe nevojën e angazhimit të të gjithë aktorëve në interes të avancimit të Shqipërisë drejt hapjes se bisedimeve të anëtarësimit.

Tv Klan