Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare strategjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e  Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit.

Ne e mirëpresim këtë strategji, pasi ajo injekton dinamizëm dhe përmes saj i dërgojmë një sinjal miqve tonë në Ballkan, se ne jemi seriozë. Strategjisë nuk i mungojnë vullneti i mirë dhe fjalët e mira, por aty mungon shpejtësia e avancimit të procesit. Sigurisht që duhen hapur më shumë kapituj me Serbinë dhe Malin e Zi, por ne duam të hapin negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit. Shqipëria ka bërë progres, po ashtu edhe  Maqedonia dhe ne nuk duhet të impresionohemi nga nacionalistët në Selanik, Shkup apo Bruksel.

Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan, tha: “

Lidhur me mosmarrëveshjet bilaterale, Bashkimi Europian ndihmojë për t’i zgjidhur këto çështje dhe duhet të gjejë mekanizmat e duhur për t’i dhënë fund këtyre mosmarrëveshjeve para anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Parlamenti Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e krizave politike në këto vende”

.

Strategjia e zgjerimit është mirëpritur nga të gjithë grupimet kryesore politike, por nuk ka munguar skepticizmi i europianëve për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian.

Hyrja e vendeve të Ballkanit në BE do të varet nga situata në secilin vend dhe kushtet duhet të përmbushen të gjitha. Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësia e mediave janë në qendër të vëmendjes

”, tha eurodeputeti David Mc Allister.

Strategjia është hapi i duhur në drejtimin e duhur. Ne duhet të bëjmë më shume sesa vetëm fjalë dhe ajo që nevojitet është që kjo të reflektohet në perspektivat financiare të Bashkimit Europian, Duhen më shumë insiativa dhe më shumë investime në Ballkan

”, tha eurodeputeti Viktor Bostinaru.

Ndërsa eurodeputeti Charles Tannock tha: “

2025 është një perspektivë e mirëpritur, por nuk mund të injorojmë skepticizmin e qytetarëve në disa shtete anëtare për zgjerimin e ardhshëm të BE-së kryesisht për çështjet e korrupsionit dhe krimit  të organizuar. Madje mund të kemi edhe një referendum në Francë për këtë.

Tv Klan