Flet autori i masakrës në Mat

“Më qëlluan me shpullë dhe më fyen”

“Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur”. Këto kanë qenë fjalët e autorit të masakrës me 3 të vrarë dhe një të plagosur në Shëlli të Matit. Kujtim Koxha u tha hetuesve se nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur.

U justifikua vetëm me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. Më pas ai ka treguar se pas debateve për rrugën me punonjës e Bashkisë ka vrapuar në shtëpi, 500 metra larg lokalit ku po drekonin dhe ka marrë automatikun.


Burime nga hetimet thanë se në vendin e ngjarjes u gjendën 11 gëzhoja pasi 51-vjeçari ka qëlluar me breshëri. Një nga të pranishmit ka tentuar t’ia heqë armën nga dora, pasi Koxha tentoi të vriste të gjithë ata që ndodheshin në lokal.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi 51-vjeçarin rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione