Babai i Kostandino Kaçifas ka folur për median greke “Protothema”, për të cilën ka thënë se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë të vrarë në vitet ’40-’41.

“Kostandini u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir. U frymëzua aq shumë dhe nuk po i ndahej flamurit grek”,

thotë ai.

Sikurse i tha gazetarit grek, i ati sqaroi se djali kishte ardhur në fshat 5 vite më parë për të punuar. Kostandini kishte vendosur edhe flamurin grek në kodrën e fshatit Bularat. Sipas babait, 35-vjeçari donte që banorët e fshatit të kishin një ndjenjë frymëzimi për helenizimin.

Babai i Kostandino Kaçifas ka folur për herë të parë për mediat. Komenti i tij është dhënë për shtypin grek. Kurse bashkëshortja e tij ka folur gjatë këtyre dy ditëve për mediat e Athinës, kurse për televizionet shqiptare nuk kanë pranuar të prononcohen. 

/tvklan.al