“Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia”. Është kjo deklarata e parë gjatë rrugës për në spital e shënjestrës së atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata. Në prani të policisë i plagosuri Mata tha se nuk ka kryer asnjë vrasje në Greqi dhe ndoshta e ngatërrojnë me ndonjë pjesëtar të ndonjë grupi kriminal,

“Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia, Nuk kam kryer vrasje në Greqi, kam grabitur, ndoshta më ngatërrojnë me ndonjë pjesëtar të ndonjë grupi kriminal”.

Pas atentatit në Poro të Vlorës gazetari i ABC News ka marrë në pyetje disa banorë të zonës që njihnin viktimën dhe të plagosurin.

“E njoh si fytyrë, familje shumë e mirë nuk e ka babain”.

Gazetari: Po Eno Matën e njihni?

Banor: Po e njoh, ka jetuar në Greqi.

Gazetari: Me çfarë merreshin këta çunat?

Banor: Me bujqësi siç bëjmë ne. Eno Mata familjen e ka në Greqi.

Gazetari: Ka patur probleme në Greqi?

Banor: Nuk di, djalë i sjellshëm. /ABCNews