Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus do të transmetojë sonte një ngjarje që ka ndodhur në muajin Shtator 2019. Një 29-vjeçar rezulton i zhdukur, dhe deri më sot nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr i ndodhur brenda fisit. Konflikti thuhet se nisi për një borxh. Por, ekzistojnë dyshime edhe për një histori intime mes personit të zhdukur dhe bashkëshortes së kushëririt të tij.

Për emisionin “Uniko” ka folur vetë nusja e kushëririt të 29-vjeçarit të zhdukur. Në një intervistë ekskluzive, ajo rrëfen se çfarë ka ndodhur mes saj dhe kushëririt të burrit. Çfarë di ajo për zhdukjen e të riut?

Këto dhe më shumë do t’i ndiqni në orën 21:00 në ekranin e Klan Plus!