Flet i shëruari nga virusi: Kujtoja se ishte ftohje

Flet i shëruari nga virusi: Kujtoja se ishte ftohje

18:55 30/03/2020

Në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan në një lidhje në Skype ishte Erind Cara, një prej të shëruarve në vendin tonë nga virusi. Ai u shpreh se mosha, por edhe aktiviteti fizik që ka pasur gjithmonë e ka ndihmuar ta kalojë me sukses sëmundjen.

Erind Cara: Mbase dhe nga kushtet e mia se jam marrë me aktivitet, mosha normal janë faktor që ndikojnë për ta kaluar me sukses.

Në lidhje me mënyrën e infektimit dhe si e kuptoi se ishte infektuar nga virusi, Erind u shpreh se filimisht ka menduar se ka qenë ftohej dhe për rreth 8 ditë është kuruar për ftohje. Por kur e pa se gjendja nuk po përmirëshej dhe përveç temperaturës së lartë kishte dhe vështirësi në frymëmarrje, u drejtua drejt sanatorimit, ku bëri fillimisht një skaner dhe më pas edhe tamponin, i cili rezultoi pozitv.

Mirela Milori: Si u infektove? Kur pe shenjat e para?

Erind Cara: Të them të drejtën as vetë nuk arrita në një finalizim që ta ndaja kur e mora, por duke qenë se kalova një periudhë ftohje për 7-8 ditë në shtëpi, që ishte me temperaturë kalon nga 37e 30 deri në 39 e 30. Ishte një periudhë gati 7-8 ditë që ishte kështu. E morëm si një ftohje, pneumoni edhe u kurova për këtë, pasi kalova terapinë dhe të gjitha këto fillova të ndjeja dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjë që më bënte shumë përshtypje se nuk kisha pasur asnjëherë duke qenë se bëj një jetë aktive, merrem me sport gjithë kohës, 6 herë në javë. Pastaj u drejtova në spitalin sanatorium, ku më rekomanduan të bëja një skaner. Gjë e cila solli se kisha disa problematika, por për ta ndarë tamam duhet të bëhej edhe testi, tamponi që është për diagnozën e virusit. Me bërjen e testit u drejtuam drejt spitalit infektiv, ku dhe pritëm përgjigjen dhe ku u shtrova në pavionin e infektivit.

Mirela Milori: Sa ditë qëndrove i shtruar?

Erind Cara: 10 ditë, ditën e 10 kam dalë nga spitali, pas dy testeve negative.

Mirela Milori: Ke patur ndonjë moment frikë?

Erind Cara: Mbase momenti kur mora vesh që isha pozitiv, më bëri përshtypje, po si ka mundësi, s’kam abuzuar asnjëherë, as me duhanin dhe as me alkoolin. Ishte diçka që erdhi si e papritur, por duke qenë se kisha lexuar për virusin mendoja se do kalohej si çdo grip tjetër, pavarësisht se ka dhe problematikat më të mëdha për sa i përket frymëmarrjes. Por besoj se për moshën time dhe për ne të rinjtë është më i lehtë për t’u menaxhuar./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo