E tronditur flet motra e të vetmes së mbijetuar nga furgoni që ra në Qafë-Muzinë


E tronditur flet motra e të vetmes së mbijetuar nga furgoni që ra në Qafë-Muzinë

21:40 26/08/2021

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga furgoni ku udhëtonin 9 persona i cili u aksidentua në Qafën e Muzinës. Nga rënia në greminë, gjeten vdekjen 5 vetë, mes tyre edhe shoferi i furgonit Bardhyl Proda.

Viktimat e tjerë janë dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari 77 dhe 72 vjeç dhe dy shtetas ukrainas. Bëhet fjalë për Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç.

Të parët që u erdhën në ndihmë të mbijetuarve kanë qenë udhëtarët që po qarkullonin në këtë aks rrugor. Më pas kanë mbërritur në vendngjarje forcat e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të viktimave por edhe të të plagosurve.

Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip “Land Rover” e drejtuar nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. E reja është jashtë rrezikut për jetën dhe udhëtonte së bashku me dy të shtetase italiane. Sipas burimeve mësohet se makinën ajo e kishte marrë me qira.

Motra e një prej të mbijetuarve në një reagim për mediat e lënduara është mirë dhe se ka thyer krahun.

“Më tha që ishte mirë, ‘më dhemb krahu’, nuk e di, ka thyer krahun”.

Gazetarja: Ishte ajo që i priti policinë dhe forcat e tjera?

“Kam pasur një komunikim vetëm një minutash në telefon, asnjë lloj gjëje tjetër”.

4 të plagosurit nga aksidenti i rëndë janë transportuar drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Klan News






Të ngjashme