“Shkak për vonesat testimi dhe përmasat e saj”

Kompania sllovene CETIS që ka fituar tenderin për të prodhuar fletët e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri vë alarmin se e ka të pamundur që t’i prodhojë ato në një afat kaq të shkurtër kohor me vetëm 10 ditë. Në këtë letër që i ka dërguar komisionit Qendror të Zgjedhjeve ajo thotë se shkak është bërë formati i fletës që kërkon specifikime të veçanta për printim.

“Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për t’u printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë që të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet t’i shtojmë edhe 2 ditë të tjera për t’i dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ”.

Një tjetër pengesë sipas kompanisë sllovene është fleta e votimit e Tiranës që ka përmasa më të mëdha për shkak të numrit më të madh të kandidatëve dhe që kërkon 2 deri në 3 javë punë.

“Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”. 

Fleta e votimit ka mbetur ende pezull pasi Partia Demokratike e ka çuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor i cili pritet të vendosë paditen e sotme. Pas vendimit të KAS që përcaktoi një fletë vetëm me numra, selia blu bëri ankesë duke kërkuar që kandidatët të prezantohen me emra si dhe të ndryshojë logoja e Partisë Bindja Demokratike që është e ngjashme me atë të demokratëve.

Tv Klan