Helmohen 26 vëzhgues në Kosovë

Posta

Helmohen 26 vëzhgues në Kosovë

19:50 13/10/2019

Po numëronin votat me zarf nga Serbia

26 vëzhgues të njësisë së shërbimit të votave në Kosovë u dërguan në spital me simptoma helmimi dhe alergji pasi ranë në kontakt me substanca ende të panjohura, pas hapjes së disa kutive të votimit të ardhura votuesit që banojnë në Serbi.

Kutitë ishin dërguar për të verifikuar vlefshmërinë e votave pranë njësisë së ngritur në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë, e cila më pas i dërgon ato në qendrën e numërimit në KQZ. Por sapo janë hapur kutitë e para, vëzhguesit nuhatën një aromë – sipas tyre – të rëndë. Më pas ata patën acarime të lëkurës në duar dhe fytyrë, po ashtu edhe skuqje të syve. Prokuroria Speciale nisi menjëherë hetimet për këtë rast. Zyrtarët e KQZ-së urdhëruan ndërprerjen e menjëhershme të procesit të verifikimit të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje hodhi dyshime mbi vlefshmërinë e votave, që sipas saj janë sjellë me rrugë të jashtëligjshme.

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjella në mënyrë të kundraligjshme duhet të refuzohen.”

Anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviç, hodhi dyshime se bëhet fjalë për një mashtrim dhe se ngjarja është e sajuar. Ai akuzoi autoritetet kosovare se kanë bërë “një mashtrim shovinist” me qëllim vjedhjen e votave të Listës Serbe, për t’ua dhënë partive të tjera nga ky komunitet. Veselinoviç thotë po ashtu se alergji patën vetëm vëzhguesit shqiptarë, por jo ata serbë. 

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT