Vitin e kaluar një prej artistëve të kategorisë “new artist” në “Kënga Magjike” ishte edhe këngëtari Flori Nazifi, i cili impresioni jo vetëm jurinë, por edhe publikun me këngën e tij.

Këtë vit ai rikthehet sërish në këtë spektakël, por me një bashkëpunim me Inis Nezirin. Ata janë bërë bashkë për të sjellë në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” një baladë emocionuese dashurie të titulluar “Fli në krahët e mi”.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Flori Nazifi rrëfeu se ishte ideja e Elgit Dodës që këtë vit të vinte me një duet.

https://youtu.be/bBbg4e9BZR4?t=36m50s

“Elgit Doda është kompozitori i këngës dhe ishte ideja e tij që të vinim me këtë duet. Teksti është bërë nga Klea Huta dhe Alban Kondi”

, tha Nazifi.

Pa e ditur se një ditë do të ngjitej në skenë me Flori Nazifin, Inis Neziri fituese e edicionit të pestë të “Gjeniut të Vogël” tregon se ka qenë fanse e tij.

“Flori ka marrë pjesë në Kënga Magjike me këngën “Mos ik” të cilën unë e kisha fiksim, e dëgjoja çdo ditë. Tani jam shumë e qetë që e kam pranë”,

tha Neziri.

“Fli në krahët e mi

” risjell frymën e baladave madhështore të muzikës pop të viteve ’90 dhe ka marrë komente pozitive për performancën vokale të dy artistëve.

/tvklan.al