Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vlerësuar maksimalisht homologun e tij te Real Madrid, Carlo Ancelottin.

Tekniku katalanas, e cilësoi Ancelottin si trajner të jashtëzakonshëm dhe deklaroi se nuk i pëlqejnë kritikat ndaj tij.

Ndër të tjera, Flick deklaroi se ka respekt të madh për italianin, i cili ka fituar gjithçka në karrierë.

“Real Madrid është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ka një nga trajnerët më të mirë në botë. Për mua, nuk është diçka e mirë të shoh kritika ndaj tij. Nuk më pëlqen kjo. Ai ka fituar gjithçka, në të gjithë botën dhe me çdo skuadër.

Është një zotëri i vërtetë. Kam respekt të madh për të. Është fantastike ta shoh sërish, sepse është një trajneri i jashtëzakonshëm”, deklaroi Flick.

Dy trajnerët do të përballen për herë të fundit këtë sezon në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të kërkojnë me çdo kusht triumfin. /tvklan.al