Flokët e Marilyn Monroe do të shiten për 16.500 Dollarë

Flokët e Marilyn Monroe do të shiten për 16.500 Dollarë

21:55 15/01/2019

Një pjesë e flokëve të Marliyn Monroe do të shiten për 16.500 Dollarë. Kanë kaluar 60 vite pasi janë prerë nga aktorja. Flokët janë ruajtur nga parukjeri i Monroe, i cili nga që viti 1958 e derisa bukuroshja ndërroi jetë, është kujdesur për imazhin e saj.

Kenneth Battelle, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2013, mësohet se ka koleksionuar rreth 35 variacione, sa herë që aktorja vendoste të ndryshonte stilin e flokëve. Sipas mediave, parukjeri disa prej tufave të flokëve ja ka dhuruar miqve të tij më të ngushtë.

Ai i kishte vendosur flokët në një kornizë xhami të projektuar posaçërisht për to. Korniza mban datën 14 Qershor 1959 dhe në xham është i shënuar numri i telefonit i Battelle. Bashkëngjitur është një tjetër  kornizë me imazhin e biondes seksi, e cila do ti dhurohet blerësit.

Klan Plus

 

Të ngjashme
UKT