Kantautori i njohur Flori Mumajesi gjithmonë tregohet mjaft i rezervuar për sa i përket jetës së tij private.

Por për ditëlindjen e shoqes së tij Elona, ai vendosi të bëjë një urim publik. Flori e falenderon për vëmendjen dhe kujdesin e saj dhe që ka qenë gjithmonë pranë tij si një motër.

21 vite që nuk janë pak. Ke qenë gjithmonë aty për mua si motër, me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njëri-tjetrin për gjithë jetën, siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, shkruan Flori bashkëngjitur fotove të postuara.

Postimi i kantautorit ka bërë konfuz fansat dhe mediat e ndryshme sepse ka lënë të kuptohet se vajza në fjalë është motra e tij. Por në fakt, Elona është shoqja më e mirë e Florit, me të cilën ai ka 21 vite shoqëri./tvklan.al