Kantautori i njohur, Flori Mumajesi ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video, e cila ka shkaktuar mjaft të qeshura tek fansat e tij.

Në video dëgjohet një bisedë telefonike me personin e shërbimit, në një hotel në Tailandë. Personi që gjendet në hotel, duke i kërkuar falje për anglishten e tij, i sqaron në një mënyrë epike se në dhomën e tij gjendej një mi.

E keni parasysh Tomin dhe Xherrin? Xherri është në dhomën time. Ju lutem kur të vini, sillni Tomin me vete!”, i drejtohet ai personit të shërbimit, i cili padyshim mbeti i habitur nga shpjegimi i tij.

Bashkëngjitur videos së publikuar, Flori shkruan: Nuk rezistoja dot pa e ndarë me ju këtë video./tvklan.al