Këngëtari Flori Mumajesi pak ditë më parë ka deklaruar përmes një postimi se do të rikthehej me dy këngë të reja: “Thjesht të du” dhe “Mbaroj”, por ishte në dilemë se cilën duhet të publikonte të parën dhe kërkoi ndihmën e fansave të tij.

Mbrëmjen e së premtes është publikuar “Thjesht të du”, por kë do Flori Mumajesi?

Un ty, të du, të du
Nuk kam fjalë un ta them se sa shum më ke dhënë ti mu
Të du, thjesht të du
Nuk kam fjalë ta tregoj jetën time e ke ndryshu

Ai ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka zbuluar se kënga është një dedikim për mikun e tij Petrit Kllokoqi, i cili i ka dhënë fund beqarisë. Mumajesi ka performuar në dasmën e tij. /tvklan.al