Përfaqësuesi i lëvizjes “Diaspora e Lirë”, Florian Haçkaj u shpreh se tashmë është detyrë e opozitës që të luftojë për temën e votës së emigrantëve.  

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haçkaj tha se projektligji është gati, por thjeshtë nuk kanë vullnet që ta bëjnë realitet votën e emigrantëve.

Florian Haçkaj: Dy gjëra zoti Fevziu. Ajo që tha zoti Mazniku shkon në një linjë me atë që thashë unë me patronazhimin e diasporës. Është mirë që ata janë të organizuar kanë seli jashtë partie, por ti ke disa nga këto drejtues të PS që sot kanë pozicionin të oficerëve të diasporës dhe paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë diçka totalisht në kundërshtim me ligjin. E dyta ju kam nisur një video të zotit Gjiknuri nga takimi dje në KQZ  e thotë me plot gojën nuk ka veprim prapa veprues vendimi i Gjykatës Kushtetues dhe nuk do të ketë as herës tjetër, pra ai e thotë troç që po bëjmë teatër. Ajo është detyrë që tani e opozitës që të luftojë për këtë temë dhe ta mbështesë këtë çështje. Projektligjin e kanë aty gati thjeshtë nuk kanë vullnet që ta bëjnë dhe duan të lëvizin se nuk kanë nga shkojnë.

Ndërkohë Haçkaj u shpreh se diaspora ka mundësinë duke qenë e angazhuar politikisht, të angazhohet në partitë aktuale. Ai gjithashtu theksoi se sipas tij sistemi më i mirë është një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.  

Florian Haçkaj: U harrua ajo pjesa se si do të votojë diaspora dhe si do të përfaqësohet. Diaspora ka mundësinë duke qenë e angazhuar politikisht, të angazhohet në partitë aktuale të bëhet alternativë politike vetë për diasporën, por edhe diçka që shkon tek Kushtetuesja. Nuk mundet të ketë Shqipëria me këtë masë diaspore që ka jashtë 5-10 vende në Parlament sepse është antikushtetuese tek pesha e votës, pra një votë shqiptari është një votë shqiptari. Edhe le të ketë edhe figura nga diaspora. Duhet të përfaqësojnë edhe të drejtat e diasporës. I intereson totalisht diasporës ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Blendi Fevziu: Cili është sistemi më i mirë?

Florian Haçkaj: Unë jam për një proporcional kombëtar me lista të hapura ku ti kudo që je nëse sjell votën tënde ajo të marrë peshë./tvklan.al