Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotoje të ëmbël ku dhe ka treguar se të birin e kanë pagëzuar me emrin Matin.  

“Faleminderit Zotit të Gjithsësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 NËNTOR. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti të dhënte shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me Mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar ai krahas fotos./tvklan.al