Ndizen gjakrat para duelit me Maxim Prodan

Florian Marku do të dyluftojë me rumunin Maxim Prodan për brezin e kampionit në International Boxing Federation. Sfida do të mbahet të shtunën në pritje të duelit kryesor Joshua – Usyk.

Gjakrat janë ndezur në konferencën e prezantimit ku pasi u ofenduan në distancë, pasi një përplasje mes tyre. 

Florian Marku i tha se do ta hidhte në tapet, ndërsa Maxim Prodan e quajti klloun që jep shfaqe. Të dy nuk kanë asnjë humbje në boksin profesionist.

Nata e rëndësishme e boksit do të mbahet në stadiumin e Tottenham, përballë dhjetëra mijë spektatorëve.

Tv Klan