Florian Marku zbuloi ditën që do të zhvillojë ndeshjen e radhës. Boksieri shqiptar do të zbresë në ring më 25 Gusht në Tiranë. Dueli, kundërshtari i të cilit nuk është përcaktuar, do mbahet në stadiumin Air Albania.

Ky spektakël boksi në qiell të hapur është një mënyrë e zakonshme në Londër ku jeton dhe stërvitet Florian Marku dhe do të jetë sfida e parë pas gati 4 vitesh larg Anglisë.

Florian Marku zotëron brezin e kampionit Ndërkombëtar në federatën IBF. Mbrojtjen e parë të këtij titulli e bëri në 2 Prill të këtij viti ku triumfoi me nokaut në raundin e katërt përballë britanikut Chris Jenkins.

29-vjeçari është i pamposhtur në boksin profesionist ku numëron 11 fitore dhe 1 barazim.

Tv Klan