Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

“Kemi ende 3 orë të tjera për të votuar. Kjo është mundësia jonë. Ne kemi vetëm më pak se 3 orë të tjera për të përcaktuar të ardhmen tonë. Është një ditë e mrekullueshme në Shqipëri sot. Në të gjithë kemi shumë shpresë. Por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. E drejta për të votuar nuk duhet të anashkalohet sot.

I kërkoj çdonjerit prej jush të dalë dhe të votojë. Ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe do të ndikojë në jetët e të gjithëve për 4 vitet e ardhshme. Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit. Ky është momenti juaj. Ky është momenti ynë. Mos e humbasim këtë moment. Dilni, dhe votoni”, thotë Floriana Garo. /tvklan.al